Sipas njoftimit nga Red Bull, gara në të cilën sportistët do të garojnë përgjatë 4 300 kilometrave në shkretëtirë, pas përvojës 40-vjeçare në Afrikë dhe Amerikën e Jugut, dy vitet e fundit po organizohet në Arabinë Saudite.

Gara edhe këtë vit në shkretëtirat e Arabisë Saudite do të organizohet në 12 etapa të veçanta dhe 7 kategori të ndryshme.

Sportistët do të garojnë në kategoritë me biçikleta, automjete, automjete të lehta, motoçikleta, kamionë, si dhe me SSV dhe quad (motor me katër rrota).

Gara do të fillojë më 1 janar në qytetin Hail, do të vazhdojë më 8 janar kur pilotët do të mbërrijnë në Riad dhe më 14 janar do të përfundojë në Xhide.

Vitin e kaluar në kategorinë e automjeteve garën e fitoi sportisti i Red Bull, Carlos Sainz, ndërsa në kamion piloti rus i Kamaz, Andrey Karginov.

Përndryshe, në këtë garë tejet të vështirë në aksidente të ndryshme deri më tani jetën e kanë humbur dhjetëra persona./   /os/