Dalëngadalë qarku i Elbasanit është duke iu rikthyer jetës pas mbylljes që u bë për shkak të situatës së shkaktur nga pandemia e koronavirus.

Kur kanë kaluar tashmë afro 3 muaj nga konfirmimi i rasteve të para me Covid-19 dhe me shërimin e të gjithë të infektuarve, qytetarët janë duke iu rikthyer jetës normale edhe pse pasojat e izolimit duken qartë tek ta.

Tashmë bulevardi dhe parqet e qytetit janë rigjallëruar sërish nga fëmijët dhe prindërit e tyre të cilët janë duke shfrytësuar lirinë dhe rritjen e temperaturave.

Po ndërsa normaliteti duket sikur po rikthehet, bashkë me të është edhe rreziku i ripërhapjes së virusit dhe vetëm distancimi social e masat parandaluese mund të vazhdojnë ta mbajnë qytetin një zonë të gjelbër.

Elbasaninews.tv