Presidenti Donald Trump i tha CNN këtë mëngjes se “as nuk po mendon për” miliarderin Elon Musk dhe nuk do të flasë me të në të ardhmen e afërt.
“As nuk po mendoj për Elon. Ai ka një problem. I shkreti ka një problem”, tha Trump.
Komentet vijnë pas një dite në të cilën Trump dhe Musk shkëmbyen kritika në mediat sociale ndërsa marrëdhënia e tyre u përkeqësua publikisht
Në një telefonatë të shkurtër, Trump foli për raportin e ardhshëm të punësimit, inflacionin dhe çmimet e benzinës.
I pyetur nëse kishte një telefonatë me Musk, ai u përgjigj: “Jo. Nuk do të flas me të për një kohë mendoj, por i uroj gjithë të mirat.”
Top Channel