Një 50-vjeçar është vënë në pranga, pasi kërcënoi duke shkrepur armën e zjarrit brenda banesës, bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve të mitur, pas një sherri të momentit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Kanina”, u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov që është përdorur nga shtetasi V. A dhe një sasi municioni luftarak.
Mbrëmjen e djeshme policia ka marrë një njoftim për kanosje të bashkëshortes duke gjuajtur me armë zjarri brenda shtëpisë dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Pas shumë orësh ndjekjeje është bërë i mundur lokalizimi i autorit në fshatin Kaninë dhe më pas arrestimi i tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel


























