Prishtina është zbardhur nga reshjet e dëborës ndërsa dimri ka trokitur në kryeqytetin e Kosovës, ndërsa më herët ka mbuluar zonat më të thella.
Parashikimet e motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thonë se edhe sot në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të dendura të shiut dhe borës.
“Reshjet parashihen të përfshijnë gjithë territorin e Republikës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet – 1 deri 2gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim. /KosovaPress/atsh