ATSH/ – Gjatë muajit të fundit, pothuaj 6,000 ushtarë amerikanë janë stërvitur krah për krah me homologët e tyre shqiptarë.
Ambasada Amerikane në Tiranë postoi sot në rrjetet sociale disa foto të papublikuara më parë nga stërvitja ushtarake “Defender Europe 2021”, që do të vazhdojë edhe për rreth javët e ardhshme.
Ambasada e SHBA thotë se stërvitja ka krijuar mundësi për bashkëpunim në të gjithë Shqipërinë, ku ushtarët kanë jetuar dhe kanë kryer së bashku operacione të ndryshme stërvitore.
“ThrowbackThursday. Gjatë muajit të fundit, pothuaj 6,000 ushtarë amerikanë janë stërvitur krah për krah me homologët e tyre shqiptarë. Stërvitja ka krijuar mundësi për bashkëpunim në të gjithë Shqipërinë, ku ushtarët kanë jetuar dhe kanë kryer së bashku operacione të ndryshme stërvitore”, thekson ambasada e SHBA.
“Stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor “Defender Europe 21” do të vazhdojë pergjatë dy javëve te ardhshme. Shikoni disa fotografi të papublikuara nga aktivitetet e këtij muaji”, shkrun në postim ambasada.



























