Reagimi i kryeministrit erdhi pas deklaratës së presidentit Ilir Meta i cili lëshoi akuza ndaj qeverisë dhe kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për cenim të pluralizmit, gjë që sipas tij shkaktoi edhe atë reagim të tij në selinë e FRD-së.
“Sa herë Ilir Meta del, flet, bërtet, shan, lajthit, aq herë e bën të qartë se zgjedhja e 25 prillit është një zgjedhje mes Drejtësisë dhe Ilir Metës. Çdo votë për LSI është një votë kundër Drejtësisë dhe çdo votë për PD është një votë për Ilirin e Saliun. Luli thjesht ha përshesh”, u shpreh kryeministri Rama.



























