/ATSH-I.Vata/ Në kuadër të kurimit të së shkuarës, Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka deklasifikuar dosjen e ish-Sigurimit të Shtetit për gazetarët e dënuar nga diktatura.

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit publikoi dosjen në Ditën Ndërkombëtare që kërkon t’i jepet fund pandëshkueshmërisë për krimet kundër gazetarëve duke sjellë në vëmendje gazetarët e dënuar nga diktatura, të cilët u gjykuan, dënuan, burgosën që me instalimin e regjimit komunist.

Dënimi i gazetarëve, gjykimi, e jo në pak raste, ekzekutimi i tyre, ishin ndër mënyrat e mbytjes së fjalës së lirë, mendimit kritik, opinionit të pavarur dhe qasjes intelektuale ndaj realitetit.

Po ashtu, Autoriteti i Dosjeve publikon formularin e aplikimit për të  interesuarit mund të njihen me dosjet. /j.p/