ATSH/Për kandidaten për deputete me nr.4 për Partinë Socialiste, në Qarkun e Vlorës, Anila Denaj çdo aset i kësaj zone duhet vënë në shërbim të zhvillimit të turizmit, duke i ndërthurur ato.
“Në Kakodhiq, ku pata mundësinë të vizitoja nga afër, një nga asetet e veçanta të kësaj zone, siç është kisha e Shën Thanasit. Ndërthurja e turizmit të religjonit, bukurive të natyrës dhe mikpritja e banorëve e bëjnë këtë zonë tërheqëse për turistët e huaj dhe vendas”, shprehet Denaj.
Ajo shton se, “zhvillimi i turizmit kulturor, ai religjon dhe agroturizmi do të ndikojnë direkt në punësim dhe ekonominë e çdo familje dhe të vetë zonës”.