ATSH/ Banka e Shqipërisë bën të ditur se, depozitat bankare në monedhën vendase lek shënuan nivelin 530 miliardë lekë në fund të shtatorit të këtij viti.

Sipas BSH-së, krahasuar me muajin gusht kursimet në monedhën vendase janë rritur lehtë me 0.2%, ndërsa të total depozitat në sektorin bankar kanë vijuar rritjen për të dytin vit rresht.

Depozitat në lekë përbënin 46.3 % të totalit dhe me bazë vjetore ato kanë shënuar një rritje me gati 1 %, si rrjedhojë e shtimit më të shpejtë të kursimeve në monedhën vendase, në raport me valutat, kryesisht me euron.

BSH-ja bën të ditur se, për shtatorin, totali i depozitave në paranë e gjerë fiksohet në 1.18 trilionë lekë, nga 1.17 trilionë lekë që ishte në muajin gusht.

Ndërkohë që depozitat në valutë arrijnë në nivelin 654 miliardë lekë.