Një gazetar i The Sun është infiltruar brenda trafikut me gomone të linjës Francë- Angli.
Grupi kriminal që transporton personat drejt Britanisë përdor TikTok për të reklamuar trafikun e njerëzve drejt Anglisë, ndërsa mburren se si francezët do t’i lejojnë emigrantët të kalojnë, sipas hetimit të The Sun.
“Ne zbuluam llogari të shumta nga shqiptarët që sigurojnë kalim të sigurt me varkë të vogël apo edhe jahte luksoze , ndërsa përfshihet këshillim se si të kërkojnë azil.
Duke i ofruar hetuesit tonë të fshehtë një vend prej 4500 £ në një gomone, njëri prej tyre u mburr: Francezët nuk do t’ju ndalojnë. Përkundrazi, ata do t’ju shoqërojnë të sigurt derisa të arrini në kufirin ujor të Mbretërisë së Bashkuar”, sipas The Sun.
Postimet në mediat sociale që promovojnë kalime të paligjshme janë krejtësisht të papranueshme. Ne po shikojmë të reformojmë sistemin që përdorim për të identifikuar viktimat e skllavërisë moderne, në mënyrë që të mund të mbështesim viktimat e vërteta duke u siguruar që sistemi të mos keqpërdoret”, tha Patel për hetimin e The Sun.
Top Channel


























