Në 14 dhjetor të 2021 ndërroi jetë poeti i njohur Arben Duka. Duka ndërroi jetë për shkak të një arresti kardiak. Ai u dërgua në spital nga familjarët pas problemeve shëndetësore dhe ndërroi jetë atje. Por sikur të mos mjaftonte kjo dhimbje, pak javë pas Arben Dukës, mësohet se ka ndërruar jetë djali i tij Denis Duka. I biri i poetit ishte vetëm 35 vjeç dhe ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një infarkti, njëjtë si babai i tij. Denis Duka ishte i martuar, kishte një vajzë dhe jetonte prej vitesh në SHBA.