Sipas Gjylametit, “sensibilizimi i përbashkët në luftë me këtë fenomen do të jetë forca e shembullit për ta ndaluar”.
“Ndryshimet e reja ligjore janë një arritje e madhe dhe një tregues i qartë për të ndërtuar një ndërgjegjësim kolektiv për t’i thënë “Stop dhunës ndaj grave”, tha ajo.
Gjylameti tha se “1 në 2 gra kanë përjetuar dhunë në jetën e tyre”. Duke iu referuar statistikave, ajo tha se 36.6% e grave pohojnë se kanë përjetuar dhunë nga bashkëjetuesi.
18.2% të grave të moshës 18-74 vjeçe kanë përjetuar ndonjëherë dhunë dhe 2.4% përjetojnë aktualisht.
Gjylameti tha se “me forcimin e ligjit për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare sigurohet mbrojtje më e madhe për viktimat e dhunës në marrëdhënie familjare ose afektive, me urdhrin paraprak të mbrojtjes së menjëhershme”. /m.m/j.p/



























