Në qarkun e Dibrës deri më tani janë numëruar rreth 50 qendra votimi, nga 227 në total. Sa i përket numrit të votave janë numëruar 15409 vota. Nga këto vota 1017 janë të pavlefshme.Deri më tani garën në Dibër po e udhëheq Partia Socialiste, me 46.93% të votave ose 6753 vota në total. Ndërkohë që jo shumë pas vjen Partia Demokratike me 42.17% të votave ose 6068 vota. LSI ka marrë 7.28% të votave.