11 makina dhe një kamion i bashkisë së Athinës janë djegur në lagjen Patisia të Athinës.

Sipas shërbimit zjarrfikës,fillimisht ka qenë kamioni i bashkisë që u përfshi prej flakëve dhe në vazhdim flakët e zjarrit u përhapën brenda pak minutave edhe tek automjetet e parkuara.

Ndërhyrja e zjarrfikësve edhe pse ishte e shpejtë,nuk ishte efikase.

Banorët e zonës dolën për të ndihmuar në fikjen e flakëve,por ishte e pamundur të fikej derisa 11 makinat u shkatërruan tërësisht.

Autoritetet po kryejnë hetime lidhur me ngjarjen.

Top Channel