Një mjet tip ‘Audi’ është shkrumbuar në qytetin e Vlorës.
Sipas të dhënave paraprake, bëhet me dije se mjeti është në pronësi të 23 vjeçares E.H.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45, ende nuk dihen shkaqet e djegies së makinës së 23 vjeçare.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Informacioni paraprak:
Më datë 18.11.2020, rreth orës 00:45, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Audi, në pronësi të shtetases E. H., 23 vjeçe, banuese në Vlorë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



























