Në një kohë kur disa shtete europiane pezulluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca, bazuar në disa indicje se shkaktonte mpiksje gjaku, shtete e tjera po “përfitojnë” nga kjo dhe po blejnë më shumë doza të kësaj vaksine.

Dje, Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka dalë në përfundimin se vaksina AstraZeneca do të vazhdojë të injektohet në popullatë, pasi nuk paraqet asnjë rrezik për qytetarët.

Por edhe pse nuk e ndërpreu për asnjë ditë vaksinimin e popullatës me AstraZeneca, Kanadaja ka nisur të shtojë dozat e saj në gjendje për qytetarët. Mediat vendase shkruajnë se Kanadaja do të marrë rreth 1.5 milion doza të AstraZeneca nga Amerika. Ky shtet do t’i japë dhe 2.5 milion doza Meksikës.

Lajmin e ka konfirmuar dhe zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki. “Ende nuk është finalizuar plotësisht, por është qëllimi ynë,” tha ajo një konferencë të përditshme.

SHBA kanë rreth 30 milion doza të kësaj vaksine në stokun e tyre.

Marrëveshja mes SHBA dhe dy vendeve që do marrin vaksinat nga stoku i saj, Meksika 2.5 milion doza dhe Kanadaja 1.5 milion, është e tillë që ato nuk do të paguajnë para. “Pagesa” do të jetë përsëri me vaksina.

Kur këto shtete të kenë doza të tyret rezervë, do i kthejnë sasinë që do i marrin SHBA-ve tani.

//NEWSBOMB.AL