Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nga Fieri tha se kjo ditë synon të komunikojë mesazhe mbi rëndësinë e cilësisë së tokës për sigurinë e ushqimit, ekosistemet e shëndetshme dhe mirëqenien njerëzore.

“Përpos mesazheve mbi rëndësinë e cilësisë së tokës për sigurinë e ushqimit, ekosistemet e shëndetshme dhe mirëqenien njerëzore, në këtë ditë duhet të jemi mbështetës ndaj atyre që e punojnë tokën”, tha ai.

Toka është një nga pjesët më të rëndësishme të ekosistemit, duke kontribuar në ushqim, ujë, energji dhe luan një rol të rëndësishëm në reduktimin e ndikimit të ndryshimeve klimatike.