14 Nëntori është Dita Botërore e Diabetit.

 

 

Sot, në ditën botërore të kësaj sëmundje, Instituti i Shëndetit Publik tërheq vëmendjen se diabeti mund të çoje në komplikacione serioze dhe potencialisht kërcënuese për jetën nëse ai nuk zbulohet dhe trajtohet herët.

 

ISHP thotë se 1 në 10 të rritur në mbarë botën ka diabet. Mbi 90% kanë diabet të tipit 2. Gati gjysma nuk janë diagnostikuar ende.

 

 

Në shumë raste, diabeti i tipit 2 dhe komplikacionet e tij mund të vonohen ose parandalohen duke adoptuar dhe mbajtur zakone/stil jete të shëndetshme.

 

Top Channel