ATSH/ Në shërbimin parësor, pjesë e paketës së shërbimeve është edhe kujdesi për shëndetin mendor.
Ky shërbim asiston individë me probleme të shëndetit mendor dhe ndihmon në përmirësimin e gjendjes shoqërore të pacientëve dhe familjeve të tyre
Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor bën të ditur se “mbi 21 mijë pacientë të kësaj kategorie kanë përfituar barna falas gjatë 2022”.
FSDKSH theksoi se “në zbatim të skemës së sigurimeve shëndetësore FSDKSH rimburson barna që trajtojnë 28 diagnoza të ndryshme të shëndetit mendor, 52 alternativa tregtare në farmacitë e rrjetit të hapur, 9 alternativë e vetme në farmacitë e spitaleve”.
Sipas FSDKSH, mjeku i familjes ofron këshillim dhe informacion rreth sëmundjeve mendore, merr anamnezën, kryen ekzaminimin fizik dhe kur është e nevojshme referon tek mjeku specialist.
10 tetori është shpallur nga OKB si Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Që prej 1992 kjo ditë është për ndërgjegjësimin, sensibilizimin, advokimin në nivel global lidhur me shëndetin mendor.
/k.s/j.p/