
Kjo e mërkurë ka shënuar ditën e 14-të luftës në Ukrainë.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të takohet me homologun e tij ukrainas Dmytro Kuleba në Turqi.
SHBA është shprehur e shqetësuar nga vendimi i Polonisë për të dorëzuar avionët e saj Mig-29-ët e tyre në bazën amerikane në Gjermani.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby në një deklaratë për mediat është shprehur se dërgimi i avionëve që nisen nga një bazë e SHBA dhe NATO-s në Gjermani drejt një vendi që është në luftë është shqetësuese për aleancën.
08:28 Hapet korridori i evakuimit në qytetin Sumy
Një korridor evakuimi nga qyteti i Sumy, në verilindje të Ukrainës do të qëndrojë në funksion të mërkurën, tha guvernatori rajonal Dmytro Zhyvytskyy në një postim në mediat sociale. Njerëzit do të mund të udhëtojnë me automjetet e tyre personale, shtoi ai. Gjithashtu, 22 autobusë të përdorur gjatë evakuimit të së martës do të kthehen në qytet nga qyteti qendror i Poltava për të ndihmuar evakuimet nga rreth orës 14:00 sipas kohës lokale, tha ai.
Top Channel
























