ATSH/- Ambasadorët e huaj të akredituar në vendin tonë kanë uruar sot për festën e 109-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigji Soreca shprehet se “sot ne i bashkohemi qytetarëve shqiptarë  në festën e 109-vjetorit të Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë”

Soreca thekson se “ne jemi krenarë që ju mbështesim në rrugën tuaj drejt anëtarësimit në familjen e BE-së”.

“Gëzuar 28 Nëntorin, gëzuar ditëlindjen Shqipëri!”, ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka uruar të gjithë shqiptarët me rastin e Festës Kombëtare.se

“Stafi i Ambasadës Gjermane në Tiranë uron të gjithë shqiptarët sot me rastin e Festës Kombëtare. Gjermania vazhdon të qëndrojë në krah të Shqipërisë si një partner i besueshëm”, thuhet në mesazhin e urimit të ambasadës gjermane.

“Qëndroni të shëndetshëm dhe kujdesuni për veten e të tjerët përreth jush”, shprehet ambasada.

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë shprehet në mesazhin e urimit se “sot festojmë 109 vjetorin e Pavarësisë se Shqipërisë. Gëzuar të gjithë miqve tanë në Shqipëri 28 Nëntorin dhe Ditën e Pavarësisë”.

“Mbretëria e Bashkuar është e lumtur të vazhdojë të mbështesë bashkëpunimin mbi 100 vitet e miqësisë dhe marrëdhënieve tona diplomatike Shqipëri-Britani”, thuhet në mesazhin e urimit.