Si çdo vit të rinjtë sfiduan edhe këtë vit temperaturat e ulëta duke u futur në garën e bukur të nxjerrjes së Kryqit të Bekuar nga ujërat e lumit Osum. Këtë vit kryqi doli nga duart e të riut Pirenc Zharra, nga Gorica.
Të gjithë besimtarët ortodoksë në mbarë vendin, sot në 6 janar kremtojnë Ditën e Ujit të Bekuar. Dita e Ujit të Bekuar festohet me hedhjen e kryqit në ujë.
Sipas Biblës dita e ujit të bekuar, përkon me parathënien e 3 personave që panë në qiellin e Betlehemit në Jeruzalem yllin, i cili paralajmëronte lindjen e Jezu Krishtit.



























