Dita më nxehtë e vitit në Britani/ Temperaturat pritet të shkojnë 33 gradë C

Sot mund të jetë dita më e nxehtë e vitit deri më tani, në Britaninë e Madhe, pasi temperaturat pritet të arrjnë 33 gradë C.

Disa pjesë të Britanisë së Madhe do të jenë më të nxehta se ato të Maldiveve dhe Bahamasit, me motin me diell që do të zgjasë deri në fundjavë sipas Sky News.

Në Anglinë qendrore, jugore dhe lindore, temperaturat do të rriten të hënën pasdite ndërsa vala e fundit e të nxehtit do të vijojë.

Për momentin, rekordi i lartë i vendit për 2022-shin qëndron 32.7 gradë C, në Heathrow më 17 qershor.

Të dielën, Skocia dhe Irlanda e Veriut patën ditët e tyre më të nxehta të vitit deri më tani , duke regjistruar respektivisht 27.3C (81.1F) dhe 24.3C (75.7F).

Parashikuesi i Met Office, Greg Dewhurst shpjegoi se presioni i lartë pritet të “dominojë” të hënën, veçanërisht në Angli dhe Uells.

“Në Skoci dhe Irlandën Veriore, do të jetë disi e mjegullt ndonjëherë me re të dendura që do të lëvizin nga veri-perëndimi, që mund të sjellë disa reshje shiu”, shtoi ai.

“Por për shumicën prej nesh, do të jetë një ditë e thatë dhe me diell, deri në të 20-tat nga mëngjesi, me pjesët qendrore, jugore dhe lindore të Anglisë që mund të shohin temperatura maksimale prej 33 gradë Celsius.

Kështu që është shumë e mundur që nesër të jetë dita më e nxehtë e vitit deri më tani, sigurisht që do të jetë në të njëjtin nivel me rekordin ekzistues, ndoshta më shumë”, tha ai.

Rekordet e nxehtësisë deri më tani për vitin 2022.

Skocia (Aboyne) arriti 27.3C të dielën

Irlanda (Shannon) arriti 25.9C të dielën

NI (Derrylin) arriti 24.3C të dielën

Anglia arriti në 32.7C në qershor

Uellsi arriti 28.4C në qershor

Një alarm i nivelit 2 është lëshuar për rajonet Jugperëndimore, East Midlands, West Midlands, North West dhe Yorkshire dhe rajonet Humber.

Një alarm i nivelit 2 lëshohet kur ka një “shans të lartë” të kushteve të parashikuara, ndërsa niveli 3 do të thotë se ka një “probabilitet 90%”.

Alarmet do të jenë në fuqi nga ora 9 e mëngjesit të së hënës deri në orën 9 të mëngjesit të së premtes.

Pas kësaj jave, i nxehti duket se do të ulet, pasi një front i ftohtë pritet të fillojë të futet në vend.

Top Channel