Kryeministri Edi Rama sot në ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit ka dhënë një lajm të mirë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se dallëndyshja Krahëzezë e Detit sapo e ka pasuruar listën e shpendëve të rrallë në Shqipëri.
“Mirëmëngjes në Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit, po ndaj me ju lajmin se Dallëndyshja Krahëzezë e Detit sapo e ka pasuruar listën e shpendëve të rrallë në Shqipëri” shkruan Rama në postimin e tij në Facebook.


























