Ditë e zezë në vendin tonë, pasi brenda pak orëve janë shënuar disa vrasje, më e fundit raportohet në Tiranë, ku është gjetur i pajetë në shtëpi një 37 vjeçar.
Bëhet fjalë për 37 vjeçarin Eugen Lazri, i cili është gjetur i pajetë në shtëpinë e tij në Farkë.
Në trup ai ka plagë të shkaktuara nga një armë zjarri, por nuk dihen detaje të tjera mbi ngjarjen.
Dyshimet e para janë se viktima mund të jetë vetvrarë, megjithatë nuk përjashtohen pistat e tjera, deri në zbardhjen e ngjarjes.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon hetimet.NEWSBOMB