Kushtet atmosferike të qëndrueshme do të vijojnë të jenë prezentë mbi vendin tonë.
Moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira deri mesatare, sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.
Era do të jetë me drejtim veriperendim 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3-0,5 metër në det të hapur.
Temperaturat parashikohen: në zonat malore 1 deri 16°C, në zonat e ulëta 5 deri 23°C dhe në zonat bregdetare 10 deri 23°C.
Top Channel