A mbani mend ndonjë ndodhi në mes të datave 5 dhe 14 tetor të vitit 1582? Për një luftë? Marrëveshje paqeje? Lindja ose vdekja e ndonjë njeriu të famshëm? Përgjigja sigurisht se është jo sepse bëhet fjalë për ditët që kurrë nuk kanë ekzistuar, të paktën nëse shikohet kalendari i ngjarjeve historike.
Bëhet fjalë për një dukuri shumë interesante historike – në mes të datave 5 dhe 14 tetor të vitit 1582 – data që në fakt nuk kanë ekzistuar kurrë!
Pikërisht këtë vit Papa Gregori XIII lëshoi një dekret për reformimin e kalendarit ekzistues. Kalendari i ri është ende në përdorim në shumicën e vendeve dhe ne e njohim si Gregorian. Me të u zëvendësua kalendari që Jul Çezari e prezantoi në vitin 46 para erës sonë dhe i cili është emëruar sipas tij Julian.
Çfarë lidhje ka e gjithë kjo me “ditët inekzistente”?
Pasi zëvendësimi i kalendarit Julian me atë gregorian kaloi në një diferencë prej 11 ditësh, Papa Gregori thjesht urdhëroi që ditët e ashtuquajtura “ditë të tepërta” të fshihen. Kështu pas 4 tetorit 1582, u kalua në 15 tetor 1582.
Përndryshe, dallimi në mes të kalendarit të “vjetër” dhe atij “të ri” është vazhdimisht në rritje dhe që nga koha e Papa Gregorit është “rritur” për dy ditë, kështu që kalendari Julian aktualisht është “larg” atij Gregorian për 13 ditë.
Në vitin 2100 ky dallim do të jetë 14 ditë, më 2200 – 15 ditë dhe më 2300 – 16 ditë./