Pas arrestimit të dy personave ditën e djeshme në Tiranë, njëri prej tyre ish efektiv i RENEA-s, pasi u ndaluan teksa lëviznin në kryeqytet me arsenal armësh në makinë, policia ka bërë të mundur krehjen e banesës së tyre në zonën e quajtur “Selitë e Vjetër”.

Dy të arrestuarve Remal Rada 39 vjeç (ish polici i RENEA-s) dhe Elton Hidhi 28 vjeç, përveç armëve që mbanin në makinë, iu gjetën në banesëne  tyre edhe një sërë mjetesh të tjera luftarake si: një armë zjarri pistoletë, 13 pajisje të ndryshme fiksuese dhe shtrënguese si ato të armëve, municion luftarak, këllëf pistolete, 2 radio Policie, një aparaturë valësh, dy elektrikë dore, njëri prej tyre me mbishkrimin “Policia”, 4 thika, targa shqiptare dhe të huaja, jelek multifunksional me mbishkrimin “RENEA”, shënjestër optike, 15 aparate celulare dhe sende të tjera.

Mbrëmjen e së hënës ish oficeri i policisë së bashku me shokun e tij Elton Hidhi, i dënuar më parë për vjedhje, u vunë në pranga pasi u kapën duke lëvizur në kryeqytet, nw “Rrethrrotullimin e Saukut” me një arsenal armësh, ku iuu sekuestruan 1 armë zjarri snajper, 1 armë zjarri pistoletë, një karikator arme automatike, 2 krehra pistolete, një sasi municioni luftarak, dy palë dylbi nate terminale dhe një dokument policie.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

 

 

 

Top Channel