Silvi Prifti, 32 vjeç, u fut në det për herë të fundit 7 ditë më parë për të gjuajtur peshk por fatkeqësisht nuk doli më prej andej.
Pas kërkimeve të shumta për 7 ditë, sot Policia njofton se polumbarët dhe Forcat Detare kanë gjetur trupin e pajetë të 32 vjeçarit.
“Më datë 04.12.2020, në orën 07:35, në lagjen nr.1, Durrës, është gjetur i mbytur në breg të detit një shtetas i seksit mashkull. Nga hetimet paraprake dyshohet se është shtetasi S. P., 32 vjeç, për të cilin familjarët kishin bër denoncim në datën 28.11.2020, pasi ishte futur në det për të peshkuar, dhe kishte humbur kontaktet me familjen.
Për këtë shtetas janë ushtruar kontrrolle të vazhdueshme për 7 ditë nga polumbarët dhe Forcat Detare”, njofton Policia.
32 vjeçari kishte dalë me shokët për të gjuajtur oktapodë me pushkë deti, në datë 28 Nëntor, por teksa ata dolën nga uji, Silvi mungonte. Prifti ka hyrë në det me kundrapeshë që të zhytej sa më thellë për të gjuajtur, por kjo ka rezultuar fatale për të