Numërimi mbrapsht ka nisur për ngritjen e raketës gjigante të NASA-s drejt Hënës.

Agjencia Amerikane e Hapësirës, NASA do të dërgojë sot në orbitë një nga raketat më të fuqishme të dërguara ndonjëherë, e cila do të bëjë një nga hapat më të rëndësishëm drejt arritjes së qëllimit të vendosur më parë, kthimin e njerëzve në Hënë deri në vitin 2025.

SLS është mjeti më i fuqishëm i zhvilluar ndonjëherë nga NASA dhe do të jetë themeli i projektit të saj Artemis, i cili synon të kthejë njerëzit në sipërfaqen hënore pas një mungese 50-vjeçare, sipas BBC.

Objektivi kryesor i misionit vjen pikërisht në fund.

Inxhinierët janë më të shqetësuar për të parë nëse mburoja e Orionit do të përballet me temperaturat ekstreme që do të hasë gjatë rihyrjes në atmosferën e Tokës.

Orion do të vijë shumë shpejt, me 38,000 km/h (24,000 mph), ose 32 herë më shpejt se shpejtësia e zërit. Misionet deri në Artemis IX janë duke u planifikuar aktualisht.

Në atë fazë parashikohet të ketë habitate dhe automjete shëtitëse në Hënë për t’i përdorur astronautët. Por në fund të fundit, Artemis shihet si një terren prove për t’i çuar njerëzit në Mars.

“Koha për këtë u vendos nga Presidenti Obama. Ai tha në vitin  2033”, kujton administratori i NASA-s, Bill Nelson.

 

Top Channel