Sipas DPD, situata meterologjike në vendin tonë paraqitet në gjendje të përkeqësuar.
“Bregdeti ynë është përfshirë nga era me drejtim jug me shpejtësi deri në 31 nyje dhe forca e detit do të jetë 6 shkalla bufort. Moti i përkeqësuar do të shtrihet në gjithë bregdetin tonë.Pritet që deri në fundjavë era dhe deti të kenë të njëjtin intensitet duke përfshirë gjithë bregdetin shqiptar”, thekson Drejtoria e Përgjithshme Detare.