Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se stafi i Drejtorisë së Përgjithshme e Burgjeve i është bashkuar nismës “Dhuro Gjak Shpëto Jetë”
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Manja postoi foto të pjesëmarrjes në nismën ‘’Dhuro Gjak Shpëto Jetë” të Policisë në IEVP “Jordan Misja”.
“Sot vijoi iniciativa me moton “Dhuro Gjak Shpëto Jetë” me stafin Civil dhe atë të Policisë në IEVP “Jordan Misja”. Kësaj nisme i’u bashkua edhe drejtori i Policisë së Burgjeve, Paulin Rajta. Bëj dhuratën që nuk kushton asgjë. Dhuro Gjak Shpëto Jetë”, shprehet ai.atsh


























