Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke në Imathia, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.
Operacioni u zhvillua në Imathia nga policia e Kavallës në bashkëpunim me policinë e Verias, Aleksandrias.
Në këtë operacion u sekuestruan 248 gram kokainë, 11.3 gram marijuanë, 1 pistoletë me 27 fishekë, 14.200 euro dhe 5 celularë.
Pistoleta e sekuestruar është vjedhur më 22.02.2020 nga një një oficer policie në Selanik.
Shqiptarët emrat e të cilëve nuk bëhen me dije ndodhen në paraburgim në pritje të vendimit.