Deri më tani nuk është regjistruar asnjë reagim nga Volodymyr Zelensky ndaj thirrjes së përsëritur të Moskës për bisedime që synojnë një zgjidhje paqësore të luftë, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Peskov tha gjithashtu se, sa i përket organizimit të një takimi të mundshëm midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky, Moska është aktualisht vendi që po shqyrtohet. Ai po i përgjigjej një pyetjeje nëse pala ruse do të ishte e gatshme të takohej me presidentin ukrainas në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Në të njëjtën kohë, Peskov theksoi se, në lidhje me organizimin e një takimi Putin-Zelensky, “diskutimet hipotetike nuk janë të përshtatshme”.

Kujtohet se dje, këshilltari i politikës së jashtme i Kremlinit, Yuri Ushakov, kishte deklaruar se Rusia po e fton Zelenskyn të vizitojë Moskën, me kusht që ai të jetë gati të takohet me Vladimir Putin.

Top Channel