Dy atentate me katër të vdekur brenda vetëm gjashtë ditëve kanë tronditur vendin.

Një tjetër atentat ndodhi një natë më parë, ndërsa të dyja ngjarjet duket se kanë lidhje me një larje hesapesh mes grupeve kriminale të njëjta.

Ngjarja e dytë mbrëmjen e kësaj të premte ndodhi,  ndërsa policia ende nuk ka mundur të identifikojë autorët e vrasjes së trefishtë që ndodhi në Fushë Krujë.

Mbrëmjen e së premtes mbeti i vdekur Klisman Preçi, ndërsa ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës Ylli Brahimi. 46-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ka marrë dëmtime në gjoks dhe në këmbë.

Dy personat po qëndronin poshtë banesës në Milot, ndërsa u përballën nga breshëria e plumbave të atentatorëve.

Të dy janë persona të njohur për drejtësinë shqiptare, ku Ylli Brahimi është i përfshirë në biznesin e lojërave të fatit, i dënuar për trafik lëndësh narkotike, ndërsa Klisman Preçi ka precedent penal për grabitje me armë.

Mësohet se Ylli Brahimi lëvizte me makinë të blinduar, e cila u bë shoshë nga “plumbat” e autorëve.

Pak minuta pas atentatit, në Borizanë të Krujës është gjetur një mjet tip ”Audi”, me dy kallashnikovë brenda duke u djegur, ndërsa po verifikohet nëse është e atentatorëve.

Viktima e atentatit të kësaj mbrëmjeje në Milot, Klisman Preçi i shpëtoi mrekullisht plumbave në maj të këtij viti, ku shënjestër ishte i afërmi i tij Blerim Preçi.

Top Channel publikoi pamje pak minuta pas atentatit në autostradën Lezhë-Tiranë. Në pamje shihen kalimtarë të cilët i ofrojnë ndihmë, ndërsa dëgjohet teksa Blerim Preçi pyet nëse ka marrë plumba në kokë, i traumatizuar dhe i gjakosur.

Më 12 Janar 2021 Ylli Brahimi, ishte duke ecur në trotuar në shoqërinë e dy personave të tjerë, kur në drejtim të tij është qëlluar me armë zjarri 15 herë.

Tch