Një person u vra dhe 19 të tjerë u plagosën pasi dy balona me ajër të nxehtë u përplasën në Turqi.

Aksidenti ndodhi pranë Luginës Ihlara në provincën Aksaray, sipas agjencisë së lajmeve Ilhas.

Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi përplasjen në Turqinë qendrore, ku fluturimi me balonë me ajër të nxehtë është një aktivitet i njohur turistik.

 

Videot e publikuara nga mediat lokale treguan një nga dy balonat në tokë me shportën e tij të shtrirë anash. Shërbimet e urgjencës ishin në vendngjarje, duke trajtuar të plagosurit.

Top Channel