Një sasi lënde plasëse shpërtheu në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në lagjen “Tre Heronjtë’ në Shkodër.

 

 

Shpërthimi ka ndodhur në derën e banesë së Ardian Fierzës, të cilit edhe në muajin gusht iu vu eksploziv te biznesi i tij, një agjenci funerale.

 

Policia thotë se si pasojë e shpërthimit të tritolit ka vetëm dëme materiale.

 

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

“Në lagjen “Tre Heronjtë”, në derën e banesës së shtetasit A. F., në orët e para të mëngjesit nga persona ende të paidentifikuar është hedhur lëndë plasëse.

 

Si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve“-njofton policia.

 

Top Channel