Ankesa është portali më i ri në dispozicion të biznesit, për ankimet e lidhura me prokurimet publike, koncensionet, lejet minerare etj.

Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj u shpreh sot se “ky është një tjetër instrument lehtësimi, në marrëdhënien ndërmjet Komisionit të Prokurimit Publik, biznesit dhe autoritetit kontraktor”.

Ajo e cilësoi e-Albania një instrument transparence dhe komunikimi në kohë reale.

Sipas Felaj, e-Albania është një instrument antikorrupsion, që na lejon të zhbëjmë më tej konstanten e papranueshme të korrupsionit që vret të mirën publike./m.m/