Aktori Francesco Paolantoni doli lakuriq në rrugën “Caracciolo”, në breg të detit të Napolit. Ai e mbajti premtimin që kishte dhënë në rast se të kaltrit do të fitonin “scudetton”.
Paolantoni, siç shihet në disa video që qarkullojnë në rrjet, ecën i veshur vetëm me një shall të Napolit, atlete dhe një tenxhere për t’u mbuluar “hallatet”. Ai shëtiti i shoqëruar nga koret e tifozëve përballë hoteleve buzë detit. Njerëzit e pranishëm nuk e humbën rastin për filmuar skenën.
Në rrjetet sociale ishin të shumta komentet për këtë veprim të aktorit italian: “U tha, u bë”,shkruan një fans i tij.
Video Player
Top Channel



























