Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Rizari të Bashkisë Edessa, Greqi teksa një studente 17-vjeçare është gjetur e varur brenda shtëpisë së saj.

 

17-vjeçarja, e cila ishte me origjinë nga Griqan i Elbasanit dhe nxënëse e vitit të dytë në gjimnaz, është gjetur e pajetë pasditen e së martës nga të afërmit e saj.

 

 

Vajza është transportuar me makinë në spitalin e Edesë dhe mjekët pavarësisht përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, nuk ia dolën dot.

 

– Advertisement –

 

Sipas policisë greke e reja shqiptare ka lënë një shënim ku shpjegonte se përse vendosi t’i jepte fund jetës.

 

Mediat greke raportojnë se 17-vjeçarja shqiptare i ka dhënë fund jetës së saj pas zhgënjimit në dashuri.

 

Për ngjarjen tragjike po kryen hetimet paraprake nga Policia. Lajmi tronditi familjen dhe gjithë komunitetin lokal.