Një 22 vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në qytetin e Bulqizës.
Mësohet se viktimë ka mbetur 22 vjeçari Elidon Basha. Shkaku i vrasjes së tij nuk dihet ende, por sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se ai është qëlluar aksidentalisht me armë gjahu nga shoku i tij Klodian Kola.
I riu ka mbërritur në spitalin e Tiranës në orën 03.30 pa shenja jete. Ngjarja ka ndodhur sipas Policisë rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme, në një kodër të fshatit Fushë Bulqizë.