Pasditen e sotme ka vdekur këngëtari i njohur pejan Eduard Meraku, i njohur si Edi King.

I ndjeri ka ndërruar jetë në moshën 65 vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij, konfirmohet nga miq dhe bashkëpunëtorë muzikor të të ndjerit. Sipas tyre, Edi King padyshim që do mbetet gjurmë e pashlyer në historinë muzikore.

Ai ishte edhe njëri ndër themeluesit e rock-grupit kosovar Seleksioni 039 të njohur për hitet e tyre në vitet ’80 dhe ’90.