Mes qindra viktimave të përmbytjes që gjunjëzoi Valencian është edhe një futbollist
Ai ishte Josè Castillejo , 28 vjeç, një anësor sulmues me të kaluar në Valencia. I lindur më 29 shkurt 1996, futbollisti luajti në ekipet e të rinjve të klubit deri në 18 vjeç.
Gjatë karrierës së tij ai kishte luajtur në ekipe të tjera në rajon: Paterna, Torre Levante, Buñol, Recambio Colón de Valencia dhe CD Roda del Castellón, përveç Eldense (divizioni i tretë spanjoll).
Madje, vetë klubi spanjoll e kujtoi atë me anë të një postimi në rrjetet sociale: “Valencia CF vajton vdekjen e José Castillejo, viktimë e fatkeqësive të DANA. José Castillejo u rrit në radhët e të rinjve të klubit dhe luajti në ekipe të ndryshme në Komunitetin Valencias. Pusho në paqe”.
Top Channel