Një muaj nga data e zgjedhjeve, nis sot zyrtarisht fushata për zgjedhjet vendore të 2023.

Kryeministri Edi Rama e ka pritur këtë moment, duke publikuar videoklipin e këngës së Partisë Socialiste për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 14 majit.

ADVERTISING

Me titullin “vetëm përpara”, që është njëkohësisht dhe slogan i fushatës së PS-së për këto zgjedhje, vargjet tepër domethënëse të këngës duken si një përshkrim i situatës politike në vend, që fton shqiptarët të votojnë Partinë Socialiste si alternativën më të mirë.

“- Mirëseerdhët!

– Me zor po prisnim me ardh mor burr.”– thuhet në dialogun në nisje të këngës, çka mund të shihet si një ftesë e hapur për emigrantët shqiptarë të kthehen dhe investojnë në vend.

“Në jetë e ke ti një shans të realizosh ëndrrat e tua, duhet besim dhe balancë askush se gjeti rrugën e shtruar.

Nëse s’je i përgatitur, s’ke për të arritur aty ku duhet. Nëse ke dyshim tek vetja të shuhet etja më beso.
“Në jetë e ke ti një shans të realizosh ëndrrat e tua, duhet besim dhe balancë askush se gjeti rrugën e shtruar.

Nëse s’je i përgatitur, s’ke për të arritur aty ku duhet. Nëse ke dyshim tek vetja të shuhet etja më beso.

Vitet ikin e lëm pas të kaluarën, për të ardhmen mbushur me shpresë dhe pse mendimet bëjnë gara. Hiqja vetes frikën, mos harro jemi infinit, s’mund të jetojmë me frikë. Ta mbushim shpirtin me dritë”- thuhet ndër të tjera në vargjet e këngës, çka iu kërkon kurajo dhe durim shqiptarëve sepse vërtet po lëvizim me hapa të ngadaltë por të sigurt. Mirëpo, shërben edhe si një “mea culpa” në të njëjtën kohë, për punët e pambaruara.

“Ne ecim para, vetëm përpara, ne ecim para nuk e kthejmë kokën mbrapa. Qielli është limiti, kjo është përgjigja që po mendon”- thuhet kështu më tej në vargjet e këngës, çka është sërish një ftesë ndaj shqiptarëve për të votuar PS-në si alternativën më të mirë përballë “Bashkë fitojmë” të dyshes Berisha- Meta, të cilët shpesh janë para nga socialistët si “dy hije” të së shkuarës.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë këngë që po ngjit kudo si me magji, duke ekzaltuar buzëqeshjen e kujtdo që do të shkojë vetëm përpara, sepse asnjë problem nuk zgjidhet duke u kthyer mbrapa, aq më tepër tek ata që nuk zgjidhin dot më as problemet e tyre, ju uroj një ditë të mbarë?”- shkruan Rama krahas videoklipit të fushatës.

Top Channel