/ATSH-ANSA/ – Si një shenjë e kthimit në jetë, kulla Eiffel, një nga monumentet më të vizituara në botë, do të rihapet zyrtarisht për publikun nga sot.
Të privuar nga turistët për shkak të krizës shëndetësore që nga fundi i tetorit mbyllja më e gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore, monumenti simbol i Parisit dhe Francës, do të rihapet për publikun, pavarësisht nga pasiguritë shëndetësore të lidhura, në veçanti, me variantin Delta.
“Eiffel është gati. Dje ajo dha një shfaqje të shkëlqyer për t’u bërë gati”, theksoi Jean-François Martins, presidenti i kompanisë që menaxhon kullën.
Kulla Eiffel do të rihapet për publikun, për herë të parë, pas tetë muaj e gjysmë mbyllje.
Sidoqoftë, kapaciteti do të ulet, për një maksimum ditor prej 13 000 vizitorësh.
Një lehtësim edhe për 350 punonjësit e kullës së hekurt, të cilët kanë qenë në pushime nga puna për 260 ditë./ /os/



























