Ekipi i notit të qytetit të Elbasanit ka arritur rezultate të rëndësishme në Kampionatin Dimëror për fëmijë, duke u paraqitur me nivel të lartë dhe performancë të qëndrueshme në të gjitha garat ku mori pjesë. Notarët e rinj dëshmuan përgatitje serioze, disiplinë dhe angazhim maksimal, duke përfaqësuar denjësisht qytetin

Sukseset e arritura janë rezultat i një pune të vazhdueshme gjatë gjithë sezonit stërvitor, si dhe i përkushtimit të sportistëve në zhvillimin e tyre.

 

Në këtë aktivitet spikatën disa nga notarët e ekipit:

Aishe Tana arriti dy vende të para dhe dy vende të dyta;

Joan Kaçollja u rendit me dy vende të dyta dhe një vend të tretë;

Ajlin Talelli siguroi dy vende të dyta dhe dy vende të treta;

ndërsa Amina Tola fitoi një vend të tretë.

 

Një rol të rëndësishëm në këto arritje ka luajtur trajneri Andi Kongoli, i cili me punën dhe përkushtimin e tij ka ndikuar në zhvillimin dhe përgatitjen e sportistëve të rinj

Këto rezultate konfirmojnë progresin e vazhdueshëm të notit në Elbasan dhe dëshmojnë për potencialin e lartë të talenteve të reja në këtë sport.