ATSH/ Futbollistët e përfaqësueses gjermane të futbollit U-17 zhvilluan një vizitë në ambasadën gjermane në Shqipëri.
Ekipin Kombëtar gjerman U-17 po merr pjesë aktualisht në Kampionatin Evropian UEFA-U-17. Ky turne zhvillohet nga 19 maji deri më 1 qershor 2025 dhe për herë të parë në Shqipëri.
Ambasadori Karl Bergner ishte i lumtur për shkëmbimin interesant me lojtarët e rinj, të cilët ishin për herë të parë në Shqipëri dhe ndanë përshtypjet e tyre.
Nga ana tjetër, ambasadori Bergner u tregoi mbi historinë e ambasadës, jetën e përditshme të një diplomati dhe mikpritjen e jashtëzakonshme të shqiptarëve, që e përjeton çdo vizitor këtu.
/a.f/