Gara presidenciale në Shtetet e Bashkuara, në të cilën një nga kandidatët kryesorë është grua, po rikthen vëmendjen tek pjesëmarrja e gruas në jetën politike, ngjitja e saj në pozita udhëheqëse dhe sfidat me të cilat përballet ajo në jetën publike.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara do të testojnë baraspeshën gjinore në zgjedhjet e nëntorit, një numër shtetesh tashmë i kanë tejkaluar pengesat e përfaqësimit gjinor në pozitat më të larta politike. Ekspertët thonë se përkundër vështirësive që burojnë nga diskriminimi gjinor dhe suksesi ende i brishtë, shoqëritë kanë pësuar ndryshime të rëndësishme.
Ndërsa Shtetet e Bashkuara shënojnë përpjekjen e tyre të dytë për të zgjedhur një grua në drejtimin e vendit, shtetet evropiane, përfshirë ato që kanë kaluar nga një sistem totalitar në demokraci pas përfundimit të Luftës së Ftoftë, tashmë kanë krijuar një përvojë, duke zgjedhur gra në pozita udhëheqëse. Por trajektorja e tyre mbetet e vështirë, shpesh e nxitur nga rrethanat specifike dhe jo si një përqafim i natyrshëm i barazisë gjinore.tch


























