ATSH/ Eksportet e grupit të mineraleve dhe lëndëve djegëse shënuan rritje me 16 % gjatë periudhës janar-prill të këtij viti, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në vlerë ato llogariten mbi 38 miliardë lekë, nga 20.8 miliardë lekë që ishin në të njëjtën periudhë të 2021-shit.
Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, në periudhën janar-prill sasia më e madhe e mineraleve dhe lëndëve djegëse kishte destinacion Italinë. Eksportet e këtij grupi drejt Italisë llogariten 12.2 miliardë lekë.
Ndërkohë vendi tjetër drejt të cilit kemi eksportuar minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike është Gjermania.
Referuar të dhënave, gjatë 4-mujorit janë eksportuar drejt Gjermanisë gati 8 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike.
Drejt Kosovës, Shqipëria eksportoi 2.3 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike, ndërsa drejt Greqisë 1 miliard lekë.


























